Filma me përkthim Shqip
The Tourist

Elise (Angelina Jolie) do të ulet pranë një turisti amerikan, Frank
(Johnny Depp), në një tren që po i drejtohej Venecies. Ajo e zgjodhi atë
nga paraqitja e tij, e cila i ngjasonte asaj të të dashurit të saj që
kërkohet nga policia. Jo vetëm që do ti duhet ti shmangen policisë por
edhe kriminelit të cilit i dashuri i saj i ka vjedhur paratë.
Tomorrow, When the War Began
Kur vendi i tyre pushtohet dhe familjet e tyre kapen rob, tetë gjimnazistë bashkohen për të luftuar.

Stone
Një i burgosur me akuzën e zjarrvënjes kërkon të manipulojë oficerin e lirimit me kusht duke përdorur gruan e tij të bukur.

Një grup të mbijetuarish të Enigmës (Jigsaw) përpiqen të shpëtojnë nga i mbijetuari tjetër Bobby Dagen, një person që ka disa sekrete të errëta të fshehura dhe që kërkon të krijojë "enigma” të reja.

Një inxhinier veteran dhe një faturino i ri luftojnë me kohën që të parandalojnë katastrofën, një tren gjysëm milje i gjatë dhe pa frena që po i drejtohet qytetit.

Takers

Një skuadër e mirë organizuar grabitësish bankash, përfshirë Gordon Jennings (Idris Elba), John Rahway (Paul Walker), AJ (Hayden Christensen), vëllezërit Jake (Michael Ealy) dhe Jesse Attica (Chris Brown) e përfunduan punën e tyre të fundit me sukses. Kjo i çoi ata drejt një jete luksi. Ndërkohë ato fillojnë të planifikojnë punën e tyre të ardhshme. Kur Ghost (Tip T.I. Harris), një ish-anëtar i skuadrës së tyre, lirohet nga burgu ai e bind grupin që të sulmojë një makinë të blinduar që mban 20 milion $.

Devil

Ndërkohë që planifikon grabitjen e rradhës, një hajdut përpiqet të kontrollojë emocionet e tija në lidhje me një menaxhere banke, e cila ishte e pranishme në vjedhjen e tij të fundit. Në të njëjtën kohë FBI vazhdon të kërkojë prova për ta arrestuar atë dhe grupin e tij.

Wall Street, Money Never Sleeps

Ndërkohë që ekonomia botërore po përballet me një krizë, një i biznesmen i ri i Wall Street bashkohet me Gorgon Gekko për dy arsye: që të paralajmërojë botën e ekonomisë për fundin që po vjen dhe që të gjejë kush është përgjegjës për vdekjen e këshilltarit.

Der Albaner,Shqiptari

Një udhëtim në anën e errët të ëndrrës europiane. Aty ku je i padukshëm dhe askush nuk kujdeset. Aty ku ekziston frika e dëbimit. Vetmia. Aty ku duhet të mbijetosh.
Kjo është historia e Arbenit, i dashuruar me një vajzë të vendit të tij.
Një udhëtim aty ku nuk ka mikpritje për të huajt. Aty ku vetëm të fortët mbijetojnë. "Shqiptari” është një nga ata që do të paguajë çmimin me pafajësinë e tij.

Wild Target

Një vrasës me pagesë po përpiqet të dalë në pension por një hajdute e bukur mund t’ia ndryshojë planet.

RED

Kur jeta e thjeshtë e tij vihet në rrezik, ish-agjenti i CIA Frank Moses mbledh skuadrën e tij të vjetër në përpjekjen e tyre të fundit për të mbijetuar.

Knight and Day

June Havens takohet me një agjent sekret i cili nuk duhej të kishte mbijetuar në misionin e tij të fundit. Atyre do i duhet t’ja mbathin anë e mbanë botës së bashku dhe ti besojnë vetëm njëri-tjetrit.

Centurion

Britani, viti 117 p.e.s. Quintus Dias, i vetmi i mbijetuar nga sulmi i Pictëve bashkohet me Gjeneralin Virilus dhe marshojnë drejt veriut për të shkatërruar Pictët dhe për të vrarë udhëheqësin e tyre, Gorlacon.

Triage

Gruaja e një fotografi dhe gazetari vendos të zbulojë pse burri i saj është kthyer nga detyra e tij e fundit pa kolegun.

The Hurt Locker

Kur William James bashkohet me Kompaninë Bravo në Irak, ato kanë edhe një muaj për të qëndruar në detyrë. Ai është në njësinë e bombave dhe do zëvendësojë Matt Thompson, i cili është vrarë duke çaktivizuar një bombë të improvizuar. James i pëlqen detyra që ai ka por kur ato që di duhet ti tregojë në fushën e betejës gjithçka bëhet më e vështirë. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do vetëm të mbijetojë edhe ato pak ditë që kanë mbetur dhe të largohen.
Pjesa e Parë

Pjesa e Dytë

Inglourious Basterds

Në Francën e pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, një grup ushtarësh amerikanë çifutë i njohur si "Basterds” janë zgjedhur për të përhapur frikë në Third Reich duke vrarë dhe shkatërruar grupe ushtarësh nazistë. Basterds shumë shpejt i afrohen nazistëve me ndihmën e një vajzë adoleshente çifute, e cila drejton një kinema në Paris dhe është vënë në shënjestër të ushtarëve.

Shrek Forever After

Shreku i mërzitur dhe i kthyer në ”burrë për shtëpi” bën një pakt me Rumpelstiltskin që ti kthejë kohën kur ai ishte një përbindësh i vërtetë, por ai mashtrohet dhe dërgohet në një mbretëri të Far Far Away ku Rumpelstiltskin është mbreti dhe përbindëshat burgosen.

The Tweilight Saga : Eclipse

Në "Eclipse”, Bella është sërish e rrethuar nga rreziku dhe një vampire e tmerrshme e kërkon për ta vrarë. Ndërkohë, ajo detyrohet të zgjedhë ndërmjet dashurisë së saj për Eduart dhe shoqërisë së saj me Xheikob, duke ditur që vendimi i saj mund të jetë shkëndija e dyluftimit shekullor ndërmjet vampirëve dhe njerëzve ujq.

The Social Network

Në vjeshtën e vitit 2003, një student i vitit të dytë në Harvard dhe një gjeni në programim, Mark Zuckerberg, ulet në kompjutrin e tij dhe fillon të punojë mbi një ide të re. Në të njëjtën kohë duke shkruar në blogun e tij dhe duke programuar ai fillon atë që shumë shpejt do të kthehet në rrjetin social më të përdorur në gjithë botën i cili do të sjellë edhe një revolucion në komunikim. Mark Zuckerberg do të kthehet në bilionerin më të ri në histori. Megjithatë gjatë këtij suksesi ai do të ndeshet edhe me probleme personale dhe ligjore.
